Juventusi kampion i Italisë nisi përpjekjet në mbrojtje të titullit, duke mundur me vështirësi, po me meritë, 3-2 Kievon në fushën e kësaj të fundit. Trajneri Masimo Alegri, mbas ndeshjes, komentoi debutimin e Kristiano Ronaldos që nuk arriti të shënonte gol në ndeshjen e parë me “bardhezinjtë”.
“Ronaldo luajti shkëlqyeshëm, fizikisht na habiti sesi luajti gjatë 90 minutave. Ai kishte vetëm një javë stërvitje me neve dhe unë jam i kënaqur nga paraqitja e tij në fushë. Është për të ardhur keq që ai nuk arriti të shënonte. Performanca e tij varet edhe nga lojtarët që e rrethojnë. Ai bëri shumë lëvizje të mira, por bashkëlojtarët e tij nuk i shfrytëzuan ato. Lëvizjet e tij duhet “të lexohen” në kohën e duhur që topi atij t’i jepet në momentin e duhur. Jam shumë i kënaqur me mënyrën sesi ai është përshtatur me ekipin, ndërkohë që edhe ai vetë ishte i kënaqur me paraqitjen e tij në fushë”, tha Alegri.
Sfidanti.al