Dileta Leota, ajo që ia hoqi sytë tifozëve nga Lacio-Napoli!

Është gazetare sportive televizive, është italiane dhe është kthyer në simbol të bukurisë femërore. Dileta Leota, 27-vjeçarja nga Katania, u ndodh në stadiumin “Olimpiko” të Romës, në punën e saj të re, dhe mori gjithë vëmendjen. Leota, ish-gazetare e Skajit (Sky Sports), është këtë sezon me platformën televizive në internet, DAZN, e cila nuk shkoi aspak mirë në ndeshjen e parë të transmetuar direkt, por për fat pati protagoniste, Diletën, që tërhoqi gjithë vëmendjen.

Leota bëri që lojtarët e stolit të Napolit të mos ia hiqnin sytë, dhe ndoshta edhe tifozët më shumë të shikonin atë, sesa sfidën Lacio-Napoli, në stadiumin kryeqytetas.

Sfidanti.al