Murinjo thumb Sitit: Bëni filma sa të doni, para keni, por klasi nuk blihet!

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, e provokoi edhe një herë tjetër rivalin kryesor të qytetit, Mançester Siti. “Gjithçka ose asgjë” është titulli i filmit dokumentar, në të cilin Siti prezanton suksesin që ai arriti vitin e kaluar, por Murinjo mendon se klubi “qytetar”, pavarësisht nga paratë e mëdha që disponon, nuk mund ta blejë klasin.
“Mund të bësh një film fantastik, por, në të njëtën kohë, edhe t’i respektosh të tjerët. Nuk duhet të tregosh mungesë respekti ndaj të tjerëve. Mund të jesh klub shumë i pasur dhe të blesh lojtarët më të mirë në botë, por klasi nuk blihet me para dhe këtë Siti e tregoi qartë”, deklaroi Murinjo.
Sfidanti.al