Valverde: Ne të gjithë jemi të lumtur që mund të shohim Mesin

Barcelona e nisi mjaft mirë sezonin e ri dhe meritën kryesore për fitoren e arritur ndaj Alaveshit, si gjithnjë, e pati Lionel Mesi që shënoi dy nga tre golat. Goli i tij i parë ishte goli jubilar i 6000-të i Barcelonës në kampionatin spanjoll Primera.
“Ai është një gjeni i vërtetë, ai shënoi golin e 6000-të për Barcelonën në La Liga dhe ju nuk duhet të habiteni, nësi ai ka shënuar edhe golin e 5000-të. Ai e e sheh dhe e luan futbollin në një mënyrë krejtësisht ndryshe nga të tjerët. Të gjithë kënaqen, kur e shohin atë, duke luajtur, kështu që duhet ta imagjinoni se çfarë ndjejmë ne, përfshi edhe mua, që e kemi atë në ekip. Të gjithë në jemi të lumtur, kur e shohim Mesin, duke bërë lëvizje mjeshtrore me bluzën e Barcelonës”, tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
Sfidandi.al