Etrit Berisha në stol, Atalanta pëson 3, por barazon në Romë!

Nuk ishte titullar, dhe ndoqi nga stoli sesi ekipi i tij pësoi 3 gola, edhe pse mori një pikë të rëndësishme. Etrit Berisha u mbajt në stol nga trajneri i Atalantës, Gasperini, në një sfidë të shkëlqyer në “Olimpiko” ndaj Romës. Barazim 3-3, me vendasit që kaluan të parët në epërsi, por me bergamaskët që kryesuan 3-1.

Havier Pastore shënoi për Romën në 2’, Kastanje barazoi dhe Emanuele Rigoni goditi dy herë për Atalantën, që luajti me shumë zëvendësues. Pas pushimit dhe vërshëllimave të tribunës së jugut, trajneri Di Françesko ndryshoi modul, dhe hodhi në fushë Nzonzin dhe Klajvertin, gjë që solli barazimin. Florenci e Manolas ishin autorët e golave.

Roma u duk shumë më keq sesa Atalanta, qoftë në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik. Besohet se kryeqytetasit u goditën nga largimi i veteranit Strotman për tek Marseja, ndërsa kanë 4 pikë, dy më pak sesa Juventusi, Napoli dhe … Spali.

Sfidanti.al