Ëmbëlsira lihet për në fund: Milani merr dy përforcime të shkëlqyera

Duket se dy drejtorët e mëdhenj të klubit “kuqezi”, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, duan që t’i gëzojnë tifozët e Milanit në fund të sezonit të transferimeve. Deri tani, klubi milanez ka angazhuar futbollistët Teo Ernandez dhe Rade Kruniç, por, ndërkohë, sikurse bën të ditur media italiane, kryesia e re e Milanit po bisedon që të sjellë edhe dy holandezët e shkëlqyer, Memfis Depaj dhe Martin De Ron, që kanë të njëjtin agjent.

Ndërkohëqë Depaj luan në pjesën ofensive të ekipit, De Roni e gjen veten më mirë si mefushor qendror. Momentalisht, ky futbollist 28-vjeçar qëështë pjesëtar i përfaqësueses holandeze, luan me Atalantën. De Roni me lojën e tij të shkëlqyer gjatë sezonit të kaluar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdhenj dhe favorit kryesor që t’i sigurojë shërbimet e tij është Milani.

Dihet se,si për njerin futbollist të lartpërmendur, ashtu edhe për tjetrin, Milani do të duhet të ndajë shuma të mëdha parash, por ata janë dy futbollistë që me siguri do t’i gëzonin shumë tifozët “kuqezi”.

Sfidanti.al