Mbas 95 vitesh – një anglez tek Atletiko e Madridit!

Mbas plot 95 vitesh, Atletiko do të ketë përsëri në radhët e veta një futbollist anglez, më konretisht mbrojtësin e djathtë të shkëlqyer, KiranTripie. Për habi të shumë të tifozëve,ky pjesëtar i përfaqësueses angleze vendosi që të largohet nga Totenhemi për 30 milionë euro dhe të shpërngulet në “Vanda Metropolitano”.

Tripie tanimë e nënshkroi kontratën me klubin madridas të mësipërm dhe u vu menjëherë në dispozicion të trajnerit Diego Simeone.

“Unë gjithnjë kam dashur që të luajjashtë dhe Madridi është realizimi i ëndrrës sime. Atletiko ka një trajner të shkëlqyer, nga i cili unë shpresoj se do të mësoj dhe do të avancoj shumë. Deri tani, klubi i “jorganxhinjve” është përforcuar me futbollistët Zhoao Feliks, Lorente, Shaponjiç, Herera dhe Felipe.

Sfidanti.al