Elif Elmasi vesh më në fund bluzën e Napolit

Futbollisti i ri i talentuar 19-vjeçar, Elif Elmas, pjesëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, karrierën e tij do ta vazhdojë te Napoli, ndërkohë që pritet që ai shumë shpejt të bëjë prezantimin e tij në qytetin në rrëzë të Vezuvit.

Napoli do t’i paguajë Fenerbahçes, me të cilën ka luajtur deri tani ky futbollist maqedonas me origjinë turke, 18 milionë euro, ndërkohë që thuhet se paga e Elmasit te klubi napolitan do të jetë 1,3 milionë euro për sezon.

Për Elif Elmasin, Napoli është klubi i tretë, me të cilin ai do të luajë tani, pasi më parë ka luajtur me Fenerin turk, ku erdhi nga Rabotniçki i Shkupit.

Sfidanti.al