Lacio është dakord, ndërsa agjenti i tij po bën veprimet e fundit. Gjithsesi, ka një “buton” që duhet “të shtypet” në mënyrë që Sergej Milinkoviç-Saviç të transferohet tek Mançester Junajtid. Shefat e klubit anglez po presin që të ndodhë një transferim tjetër, edhe më i bujshëm, ndonëse nuk janë shumë të lumtur që të ngjasë, ai i Pol Pogbasë tek Reali i Madridit apo Juventusi. Mediat britanike shkruajnë se Milinkoviç-Saviç do të zerë pikërisht vendin e Pogbasë në “Old Traford”, ndonëse roli i tij në fushë është disi i ndryshëm.
Vlera e kalimit të lojtarit ofensiv serb tek Junajtid flitet se arrin në 80 milionë euro, ndërsa bisedimet i ka bërë agjenti i tij, ish-lojtari i njohur i Serbisë, Mateja Kezhman. Milinkoviç-Saviç u kërkua edhe nga Murinjo verën e kaluar, por asgjë nuk ndodhi, ndërsa presidenti lacial, Klaudio Lotito, kërkoi mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.
Sfidanti.al