Efekti CR7 : Brenda 24 orësh Kievo e shiti..shtrenjtë gjithë stadiumin

Ardhja e Kristiano Ronaldos te Juventusi nga Reali ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në Apenine, kështu që tani tifozët mesi po presin debutimin zyrtar të asit portugez që ndeshjen e parë me bluzën e Juventusit do ta zhvillojë në Verona, më 18 gusht, në raundin e parë të Serisë A. Që e gjithë Italia është ngritur në këmbë, prova më e mirë është Kievo që, si mikpritëse e “zonjës së vjetër”, për ndeshjen e parë arriti që t’i shesë të gjjitha biletat brenda më pak se 24 orëve. Nuk besojmë se ka ndonjë njeri në Itali që nuk do ta shohë futbollistin portugez. Se çfarë efekti ka ardhja e futbollistit më të mirë të botës në Itali, këtë e tregon fakti se, deri më sot, Kievo asnjëherë nuk ka arritur ta mbushë plot stadiumin në Verona, madje edhe kur janë zhvillua ndeshje derbi.

Parma do të përfitojë shumë nga ardhja e Ronaldos, ndërkohë që ajo i ka ngritur deri në maksimum çmimet e biletave. Kështu, biletat që zakonisht kanë kushtuar 25 euro, për ndeshjen e ardhshme me Juventusin do të kushtojnë 200 euro! Ky fakt është vetëm një nga provat se ardhja e Ronaldos do të mund t’i kthejë shkëlqimin Kalços italiane, ashtu si në vitet 1990.
Sfidanti.al