Sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç, është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe, në shpesh raste, publikon foto mjaft interesante, shumë rrallë sezioze dhe shumë shpesh gazmore që shpjegon edhe numrin e madh të pasuesve që ai ka anekënd botës.
“Detit” të fotove, të cilave mund t’iu kesh zili, iu shtua këto ditë një foto, të cilën askush nuk do t’ia ketë zili Ibras. Sipër kurrizit të Zllatanit, të shtrirë me fytyrë nga dyshemeja, nuk ka hipur askush tjetër, por vetë agjenti i tij kontrapedal, Mino Rajola.
Duhet ta mendoni se çfarë ka ndjerë fizikisht Ibrahimoviçi, kur sipër tij ka hipur me këmbë Raiola që nuk mbahet mend se kur ka qenë më pak se 100 kg!
Sfidanti.al