Stefano Pioli pritet të bëhet trajner i ri i Fiorentinsë në fund të sezonit, tek Interi po e “tradhetojnë”.
Interi dhe Stefano Pioli pritet të ndahen në fund të sezonit pasi dështuar t’i arrijnë objektivat: kualifikimin e skuadrës në Ligës e Kampionëve.
Derisa Interi është duke kërkuar pasardhësin e Piolit, ky i fundit tashmë ka marrë një ofertë serioze.
Sipas Gazzetta dello Sport, Fiorentina i ka ofruar kontratë trevjeçare Piolit, i cili në të kaluarën ka drejtuar Bolognan dhe Lazion.
Mario Cognigni, presidenti i Fiorentinës, e sheh Piolin si pasardhës ideal të trajnerit portugez, Paulo Sousa, i cili do të largohet nga ekipi në fund të sezonit