Dibala nguron për rinovimin, Reali gati për “gjueti”

Rinovimi i Paulo Dibala me Juventusin po bëhet çdo ditë edhe më i paarritshëm. Palët ka kohë që nuk po arrijnë gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë të re, që do ta blindonte talentin argjentinas te “Zonja e Vjetër”. Kjo situate, për momentin është duke iu përshtatur Real Madridin, që po shpreh interesim për 23 vjeçarin.

“El Mundo Deportivo” shkruan, se Real Madridi mund ta shfrytëzojë këtë situatë për të transferuar Dibalan, duke i bërë një ofertë të pranueshme Juventusit. Ndërkohë që edhe tifozët e Juventusit kërkojnë me këmbëngulje një sforco të juves, për të mbajtur në skuadër talentin argjentinas, për të mos u përsëritur rasti Pogba. Skuadra nga Torino është duke dominuar Serinë A, por ende është larg objektivit Champions.