Kapiteni nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë pas asaj që i ndodhi ndaj Torinos, por sidoqoftë në Champions nuk do të jetë. Trajneri Masimiliano Alegri mori lajmin e keq që Paulo Dibala mbetet jashtë skuadre për të martën ndaj Vijarrealit, ashtu si edhe qendërmbrojtësi Rugani, mungesa të rëndësishme këto për Juventusin. Alegri ka dhimbje koke sepse as Kielini nuk luan, ndërsa shpresohet për Pelegrinin dhe Bonuçin, ndërsa Dibala pati një paradite emocionuese ndërsa doli nga qendra mjekësore e klubit, “J Medikal” (J Medical). Dhjetëra e dhjetëra tifozë e pritën dhe e rrethuan me kërkesa për autografe dhe për fotografi, si dhe me thirrjet “Paulo, rinovo me Juven”. Të shohim nëse do ta bëjë.
Sfidanti.al