Dibala, edhe sikur të ikësh, gjesti do të mbetet

Paolo Dybala mund të jetë duke luajtur edicionin e fundit në Juventus, ndaj edhe dorën nuk ia dha Alegrit, ne momentin kur po dilte nga fusha në ndeshjen e fundit me Sasuolen.

Sulmuesi argjentinas, Paolo Dybala është i pakënaqur në Juventus dhe mund të largohet gjatë verës së ardhshme.

Cope shkruan se, Dybala ka ndërruar mendje për vazhdimin e kontratës dhe dëshiron të largohet për të luajtur në La Liga, ku për të janë të interesuar Real Madrid dhe Juventus.

Këto dyshime i rrit edhe më shumë edhe sjellja e lojtarit në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos, ku pas zëvendësimit nuk pranoi të përshëndeste trajnerin Massimilano Allegri.