Mateo Kovacic i ka dalë në mbrojtje Ronaldos, pas ky i fundit u vërshëllye nga një pjesë e tifozëve.
Cristiano Ronaldo shënoi supergol në ndeshjen e fundit të Realit ndaj Sociedadit, por superylli portugez u vërshëllye nga disa tifozë në këtë takim, dhe më pas reagoi ashpër ndaj tyre.
Në mbrojtje të portugezit ka dalë mesfushori kroat, Mateo Kovacic, i cili ka thënë se Ronaldo është një lojtar i cili nuk mund të vërshëllehet, shkruan “Eurosport”.
Kroati hapi llogarinë e golave të Realit në këtë takim, në ndeshje ku ‘Los Blancos’ triumfuan me rezultat 3:0, për të thelluar diferencën në pikë ndaj Barcelonës.
“Ronaldo është nën presion të madh dhe kjo pritet. Një lojtar i cili shënon gol në çdo ndeshje është nën presion të madh, por ju thjesht nuk mund ta vërshëlleni atë”, ka thënë Kovacic.