Rakitiç, edhe i kritikuar, dhe i dëshiruar nga Barcelona

Ivan Rakitic do të mbetet pjesë e Barcelonës, keshtu duket se i erdhi fundi fjaleve per largimin e tij.

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic është kritikuar shumë gjatë këtij edicioni, për paraqitjet e tij jo të mira.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të, ndër to edhe dy gjigantët anglez, Manchester United dhe City.

Por, sipas AS, trajneri Luis Enrique është i lumtur me të dhe nuk do të lejojë largimin e Rakitic, i cili po ashtu dëshiron të mbetet në Camp Nou.