Stefano Pioli rikthehet te flasë për çështjen “Gabigol”. Sulmuesi brazilian edhe pse i ka kushtuar Interit rreth 30 milionë euro, ka luajtur në total vetëm 16 minuta këtë sezon, në ndeshjen ndaj Bolonjës. Në një prononcim për mediat italiane, ku foli për shumë tema lidhur me aktualitetin zikaltër, Pioli u ndal edhe te 20 vjecari Gabriel Barboza.
“Mendoj se është një futbollist me një talent të madh dhe po bën të gjitha përpjekjet për të kuptuar metodat e reja të punës dhe mbi të gjithë mentalitetin e ri, por unë nuk mund të mendoj se sa para ka paguar klubi për një futbollist, përpara se të bëj formacionin”, theksoi Stefano Pioli. “Gabigol duhet të këtë durimin e mjaftueshëm dhe me kualitetet që ka do të gjejë me siguri hapsira. Ai mund të rritet bashkë edhe ne dhe mund të ketë fatin të luajë përkrah Ikardit”, thotë trajneri Italian.
Sfidanti.al