Traineri i Evertonit, Ronald Kuman, i lavdëroi lojtarët e vet për formën që ata treguan në ndeshjen ndaj Arsenalit që ata e fituan 2-1 në fushën e vet. Për ekipin e “karameleve”, sikurse quhet ndryshe Evertoni, kjo ishte vetëm fitorja e dytë në 11 ndeshjet e fundit dhe, deri tek ajo, evertonasit arritën pas golit të shënuar në min. e 86 nga Eshli Uiliams. Pas ndeshjes, Vengeri drejtoi gishtin për te gjyqtarët si fajtorë për humbjen e Arsenalit.
Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Kumanit që e komentoi ankesën e Vengerit si vijon: “Unë nuk befasohem nga komentet e tij, sepse ai është një qaraman i paparë. Kjo është hera e tretë që unë dhe ekipi im e mundim atë dhe ai, si gjithnjë, ankohet për gjyqtarët”, deklaroi Kumani. Në fakt, humbja nga Evertoni është një hap i madh mbrapa për Arsenalin në përpjekjet e tij për titullin e kampionit të Premier Ligës.
Sfidanti.al