Reali në finalen e Botërorit, Ronaldo shënon golin numër 500

Real Madrid triumfoi kundër CF Americas në kuadër të gjysmëfinales së Botërorit për klube. Madrilenët fituan me rezultat të pastër prej 2-0, për të siguruar finalen kundër Kashima Antlers. “E kemi siguruar finalen. Pjesa e parë ishte paksa e komplikuar pasi u mbuluam mirë prej kundërshtarit. Por, në pjesë të dytë luajtëm më mirë dhe si rezultat i kësaj edhe realizuam me Kristiano Ronaldon dhe jam i kënaqur me paraqitjen në ndeshje”, tha Zidane. Duhet përmendur, se të dy golat për fituesit e Champions League u shënuar në limitet e pjesëve, në të 45’ Benzema dhe në të 90’ Ronaldo. Me këtë të fundit, portugezi arrin në 500 gola të shënuar në karierë me klubet dhe 100 në aktivitete europiane e botërore.

“Në finale do të ballafaqohemi me një kundërshtar i cili vrapon shumë, por ne do të luajmë si me çdo kundërshtar që kemi përpara. Por, aktualisht ne duhet të pushojmë, pasi kemi vetëm disa ditë deri tek finalja dhe e duam trofeun e botërorit për klube”, ka thënë ndër të tjerash Zidane. Ndeshja finale midis Realit dhe japonezët e Kashima Antlers do të zhvillohet të hënën, në stadiumin “Yokohama”, në orën 11:30.