Eshtë vetëm 21 vjeç, por çdo ditë e më shumë, Tomas Strakosha po kthehet në qendër të vëmendjes në Itali. Së fundmi, drejtuesit e bardhekaltërve po shohin edhe mundësinë e rinovimit të kontratës me portierin shqiptar. Strakosha ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në këtë sezon duke treguar formë fantastike, në të gjitha ndeshjet që ka zbritur në fushë. Edhe pse ky është sezoni i tij i parë si protagonist në Serinë A, 21-vjeçari ka përcjellë shumë siguri, ndërkohë që më të në portë, Lacio ka marrë rezultate më të mira se me Marketin.
Strakosha ka një kontratë që i skadon me Lacion në verën e ardhshme dhe për këtë arsye drejtori sportiv Igli Tare po bën gati kontratën e re, nga e cila futbollisti i Kombëtares do të përfitojë një pagë disa herë më të lartë se ajo aktuale. Në fakt, ky ëhtë edhe moment më i mirë për të bërë rezistencë, pasi Lacio rrezikon ta humbasë me parametëra zero pas gjashtë muajsh dhe klubi nga Roma nuk mund ta lejojë një lapsus të tillë.
lacio, strakosha, marketi, roma