Çfarë po ndodh  me Milanin? Adidasi kërkon rishikimin e marrëveshjes!

Sikurse dihet, para ca kohësh, Milanin e blenë disa biznesmenë kinezë që, menjëherë, filluan të ndryshojnë strukturën e këtij klubi. Dhe, tani, situata në klub është shumë më ndryshe nga ajo, kur klubi drejtohej nga Silvio Berluskoni dhe kur Milani kishte një ekip fitimtar me lojtarë të tillë si Pirlo, Sedorf, Kaka, Maldini, Nesta, etj. Kurse, tani, ekipi milanez nuk po gjen dot rrugën që të dalë përsëri në skenën e madhe të futbollit evropian, madje, ka tre sezone që nuk merr pjesë dot në Ligën e Kampioneve. Por, më interesant është fakti se edhe të gjithë legjendat që janë larguar nga klubi, nuk duan që të kthehen, madje, as në funksionet e drejtorëve të tij, pasi nuk e ndjejnë më këtë klub si të vetin, qëkur atë e kanë blerë kinezët.

Kurse, tani, edhe kompania e madhe “Adidas” do që ta rishikojë marrëveshjen për sponsorizimin e Milanit, ndërkohë që arsye kryesore është se ka rënë numri i shitjeve të bluzave të këtij ekipi, duke qenë se, gjatë këtij viti, janë shitur vetëm 200 000 bluza. Marrëveshja ekzistuese është nënshkruar, më 2013, kur Milani ndodhej ende në “rrugët fitimtare” dhe vlera e marrëveshjes arrinte në 200 milionë euro për 10 vite.

Sfidanti.al