Ç’dreq formacioni  keni!Berluskoni tregon sesi duhet të luajë Milani

Silvio Berluskoni, sikurse dihet, para ca kohësh, hoqi dorë nga Milani, duke ua shitur atë disa biznesmenëve kinezë, por, siodoqoftë, presidenti legjendar i “rosonerëve” vazhdon që të japë këshilla sesi duhet të luajë ky ekip, duke dëshiruar që kuqezinjtë e tij të dashur të kthehen në rrugën e vjetër fitimtare. Ai është i sigurt se Milani do të mund të arrijë majat edhe nën udhëheqjen e pronarëve kinezë, ndërsa vë në dukje se ekipi milanez duhet të orientohet më shumë nga sulmi që ta arrijë synimin e tij:

“Për Milanin, unë gjeta një blerës që, deri tani, i ka mbajtur të gjithë premtimet, por, ama, gjatë këtij sezoni, ekipi po luan me një formacion që mua nuk më pëlqen. Ekipi luan me një sulmues, kështu që edhe goditjet në drejtim të portës janë mjaft të rralla. Më kujtohet Vujadin Boshkovi që thoshte dikur; ‘Nëse do që të bësh gol, duhet të shutosh në drejtim të portës!’ Këtë duhet të ketë parasysh edhe Gatuzo që insiston që të luajë me një sulmues”, tha Berluskoni.