Skandal po trondit Spanjën: dyshohet pjesëmarrja e “Furisë e kuqe” në Kupën e Botës?!

Një delegacion i FIFA-s u takua me një përfaqësi zyrtare të federatës spanjolle të futbollit dhe të qeverisë së këtij vendi. Temë qëndrore e bisedimeve të zhvilluara mes të dyja palëve ishin çështje lidhur me shqetësimet që ka “shtëpia” e futbollit botëror për ndërhyrjen e qeverisë në punët e federatës së lartpërmendur. FIFA u dërgoi, vitin e kaluar, një letër personave zyrtarë të futbollit spanjoll, duke iu kujtuar atyre se të gjithë anëtarët e kësaj organizate duhet t’i drejtojnë, në mënyrë të pavarur, punët e tyre, pa ndërhyrje nga palë të treta. Ky parajmërim u dërgua, për shkak të spekulimeve të përhapura se qeveria po ushtron presion që në federatën spanjolle të futbollit të mbahen zgjedhje, mbas arrestimit të presidentit të saj të mëparshëm, Anhel Maria Vilar.

Në takimin e mësipërm, nga pala spanjolle morën pjesë Hose Ramon, president i aleancës së sporteve, ministri i Kulturës dhe i Sporteve, De Vigo, dhe Huan Luis që, momentalisht, ndodhet në krye të federatës spanjolle. Detaje të këtij takimi nuk jepen. Pezulimi eventual i federatës spanjolle të futbollit do të ketë si pasojë edhe përjashtimin e përfaqësueses së Spanjës nga Kupa e Botës së Rusisë.

Sfidanti.al