E dini kur zemërohet Borusia e Dortmundit ? Mos guxoni të llastoheni

Në klubin e Borusias së Dortmundit nuk do të këtë më qëndrime tolerante dhe liberale ndaj lojtarëve që duan që të ikin, sipas dëshirës, nga klubi. Nuk do të tolerohen më qëndrime lojtarësh të tipit: “ma dha truri që të iki!”. Pjer-Emerik Obamejang, një kohë të gjatë, e tregoi hapur pakënaqësinë e tij, se Borusia nuk e linte atë të largohej nga klubi dhe, në fund, bëri si bëri, por arriti që të ikë dhe të shkoi tek Arsenali i Londrës, ndërkohë që, si alternativë e tij, në Dortmund erdhi nga Celsi, Mishi Batshuai. Ky futbollist belg erdhi te Borusia, por, sikurse duket, me vendosjen e rregullave rigoroze të reja në këtë klub gjerman, ai nuk do të mund të largohet lehtë nga ai.

“Secili lojtar që do të dojë të largohet, do të ndeshet me probleme të mëdha. Nëse dikush do të dojë që të ikë, ai, fillimisht, do të duhet të ulet në tribunën e stadiumit. Ne do t’i ndryshojmë, në mënyrë drastike, disa gjëra. Kemi qenë kampionë më 2011 dhe 2012, klubi ynë është i madh dhe disa individë nuk do të mund të bëjnë çfarë të duan”, vuri në dukje presidenti i Borusias së Dortmundit.

Sfidanti.al