Përgjegjësi isektorit teknik të skuadrës bolonjeze, Valter Sabatini, nuk e fsheh aspak se klubi iSerisë A do të bëjë gjithçka për ta marrë austriakun, dhe thotë se një lojtar itillë do të ndihmojë shokët dhe trajnerin Sinisha Mihajloviç. Padyshim që në kandisjen e Marko Arnautoviçit për të zgjedhur Bolonjën ka luajtur një rol të madh trajneri serb, por edhe vlerësimi ilartë iSabatinit. “Arnautoviç është lojtar që grindet, lojtar me temperament, agresiv dhe arrogant, – tha ai, – Bolonjës iduhet një lojtar itillë, ndërsa ekipit nuk imungon asgjë tjetër. Është shumë imirë”. Sulmuesi iAustrisë, me baba serb dhe nënë austriake, ka shënuar 28 gola për kombëtaren, ndërsa luan në Kinë për Shangain, me të cilin ka kontratë deri në dhjetor 2022. Pritet që të marrë 2.7 milionë euro në sezon në Serinë A, për 3 vjet.
Sfidanti.al