Bilanci financiar i Juventusit? Mbi 500 milionë Euro të ardhura në sezonin 2016/2017

Juventus i bashkohet Realit të Madridit, Barcelonës, Manchester United dhe Bayernit për sa u përket të ardhurave financiare. Për sezonin 2016/2017, Zonja e Vjetër pritet të deklarojë arkëtimnin e mbi 500 milionë të ardhurave në bilancin e saj për t’u bërë e para skuadër italiane që e arrin dicka të tillë. Mësohet se Juventus e mbylli sezonin e kaluar me një bilanc pozitiv prej 72 milionë Eurosh dhe kjo falë shitjes së Pogba dhe Moratës në verën e 2016 në drejtim të Manchester United e Realit të Madridit.

Por jo vetëm kaq, ndikim në përmirësimin e situatës financiare të Juventusit kanë pasur edhe shpërblimet e UEFA, të ardhurat nga të drejtat televizive si dhe disa bonuse të tjera të siguruara nga finalja e Ligës së Kampioneve të luajtura në Cardiff në 3 qershor. Tani për kampionët e Italisë del që të rrisë të ardhurat nga marketingu e sponsorët për të zbutur efektin e rritjes së shpenzimeve për paga që sezonin e kaluar arritën në 238.3 milionë euro.

sfidanti.al