Kthehet ‘Top Gun’ i MotoGP; Maverick Vinales fiton provat zyrtare në San Marino

Maverick Vinales kthehet të fluturojë në provat kualifikuese në një Çmim të Madh në Botërorin e MotoGP dhe këtë e bëri në garën e San Marinos. Piloti spanjoll i Yamahës, i vetmi për këtë skuadër në këtë pistë për shkak të problemeve të Rossit ishte një rrufe e vërtetë duke i lënë të gjithë rivalët e tij prapa. Menjëherë pas tij në vendin e dytë u rendit Andrea Dov izioso me 162 të mijtat më shuimë, ndërkohë që kohën e tretë më të mirë  e shënoi Marc Marquez me 197 të mijtat më shumë se Vinales. Kampioni i botës në fuqi pësoi një rrëzim në castet e fundit por që mesa duket nuk rezultoi problematik për të. Vijën e dytë të nisjes së garës e rezervuan Crutchlow, Lorenzo dhe Zarco të renditur respektivisht në vendet 4,5 dhe 6.

sfidanti.al