Si drejtues i nivelit të lartë nuk diskutohet, as kur është 82 vjeç. Silvio Berluskoni mund të mos u pëlqejë të gjithëve, veçse kur hap gojën e flet duhet dëgjuar. Për Milanin tha fjalë që ndoshta nuk do t’u japin kënaqësi tifozëve, por që thellë-thellë, këta të fundit e dinë se janë të vërteta. “Xhampaolon nuk e kam rekomanduar unë, – refuzoi ish-presidenti rolin për trajnerin, – e ka propozuar ky këtu (Galiani)! Bëj shaka, asnjë prej nesh nuk ka gisht në emërimin e tij, e mori klubi dhe e vërteta është se dukej trajner shumë i mirë. Unë, gjithsesi, nuk e njoh dhe nuk mund jap gjykim për të”.
Zhgënjimi më i madh për Berluskonin është loja e Milanit, pa frymëzim, pa agresivitet, pa personalitet. “Më pëlqen Suso, një lojtar i madh, por duhet që t’i shërbehet topi, kjo nuk po bëhet”, – thotë miliarderi. Reagimi i tij për dyshem drejtuese Zvonimir Boban e Paolo Maldini, nuk kishte si bëhej më i qartë. “Kalojmë tek pyetja tjetër, – i ra shkurt ai, – le të themi se, kur kanë qenë lojtarë, kam qenë tifoz i tyre”.
Sfidanti.al