Alegri pickon  Dibalën: “Kam lënë në stol Pogban, Vidalin, Pirlon…!

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, e ka paralajmëruar Paolo Dibalën në qendrën stërvitore të “zonjës se vjetër”, në Vinovo, se ai kishte thene se nuk do ta përfshinte atë në ndeshjen  ndaj Bolonjës, ndërkohë që edhe e argumentoi këtë veprim të tij:

“Të gjithë lojtarët kanë ngritjet dhe uljet e tyre. Ai duhet të punojë fort që ta meritojë të luajë. Shumëkush përpiqet që ta ndryshojë futbollin, por ai, gjithnjë, do të varet nga fusha dhe, nëse dikush do të provojë cilësitë e tij, le t’i tregojë ato në fushën e lojës. Unë, në të kaluarën, kam lënë në stol Pogban, Vidalin, Pirlon…, një gjë e tillë mund t’i ndodhë çdokujt”, tha Alegri.

Sfidanti.al