Rekordmeni Zidane s’mbahet: “Sezonin tjetër ne do të fitojmë 6 trofe!”

Zinedin Zidane e shënoi emrin e vet në librin e rekordeve, duke qenë se Reali i tij i Madridit, brenda një viti kalendarik, ka fituar pesë trofe: Ligën e Kampioneve, Ligën spanjolle, Superkupën spanjolle, Superkupën evropiane dhe kampionatin botëror të klubeve, në finalen e të cilit Reali mundi 1-0 Gremion e Brazilit.

“Ne zhvilluam një lojë mjaft të mirë dhë unë jam i kënaqur me të gjithë segmentet e lojës. Ne e merituam fitoren, pasi luajtëm, në një nivel të lartë, nga fillimi deri në fund dhe ne e merituam trofeun e pestë. Vitin tjetër, ne do të fitojmë 6 trofe”,  vuri në dukje Zidane, ndërsa komentoi edhe lojën e Ronaldos: “Ai na e sjell fitoren, atëherë, kur është e nevojshme. Do të doja që ai ta vazhdonte kontratën me neve, sepse është fundamentale për neve që Kristiano ta mbyllë karrierën në klubin tonë, sepse askush nuk mund ta përsërisë atë që bën ai në fushë”, tha Zidane.

Sfidanti.al