S’quhet Mesi, apo Ronaldo, Luka Modriçit i jepet “Topi i artë”

Reali i Madridit arriti që ta mbrojë titullin e kampionit të botës mes klubeve, duke qenë se në finale të kampionatit botëror që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe, klubi “mbretëror” mundi 1-0 Gremion e Brazilit. Golin e fitores e shënoi Kristiano Ronaldo, por, sidoqoftë, lojtari më i mirë i kampionatit në fjalë u shpall futbollisti kroat, Luka Modriç dhe, me plot meritë, atij iu dha “Topi i artë” i këtij konkurrimi, ndërkohë që “Topi i argjendtë” iu dha Kristiano Ronaldos, kurse çmimin fair play e fitoi kapiteni i Realit, Serhio Ramos.

Për ekipin e Realit të Madridit, ky ishte trofeu i pestë gjatë këtij sezoni, ndërkohë që, në fundjavë, ai do të luajë, ndoshta, ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, në “Santiago Bernabe”, kundër Barcelonës në kuadrin e Primerës.

Sfidanti.al