Revista e njohur sportive “Fourfourtwo” ka bërë një listë të saj të lojtarëve më të mirë aktualë dhe në krye të saj u gjend Lionel Mesi, i pasuar nga Kristiano Ronaldo dhe Nejmari. Kjo revistë prestigjioze bëri disa ndryshime edhe në radhën e portierëve më të mirë aktualë dhe, sipas saj, ai nuk është as David De Gea, as Manuel Nojeri dhe as Xhixhi Bufoni, por portieri Jan Obllak i përfaqesueses së Sllovenisë dhe të Atletikos së Madridit. Në listën e lojtarëve më të mirë aktualë të botës, sipas revistës në fjalë, Obllaku është i 12-ti, por i pari midis portierëve më të mirë.
“Sot, Jan Obllaku është më i miri se kushdo portier tjetër në botë. Ai, në shpesh raste, luan rolin e ‘ngjitësit’ që e mban të bashkuar fort mbrojtjen. Ndoshta, ai edhe nuk është më i miri, por ai ka aftësinë e jashtëzakonshme që ta bëjë portën më të vogël për lojtarët kundërshtarë!”, vinte në dukje revista e lartpërmendur.
Sfidanti.al