Një çmim i ri për Federerin – personaliteti sportiv i huaj i vitit

Rozher Federeri u zgjodh si personaliteti sportiv i huaj më i mirë i vitit nga shërbimi britanik Bi-Bi-Si. Ky çmim është katërti që e fiton ky tenist zviceran, duke kaluar kështu Muhamed Alinë dhe Usain Boltin. Federeri u bë këtë vit tenisti i parë që e fitoi për herë të 8-të Uimbëlldonin dhe e çoi në 19 numrin e titujve të turneve Grand Slam.

“Unë jam shumë krenar që opinioni publik britanik më zgjodhi mua si personalitetin sportiv të huaj të vitit. Është e pazakontë mbështetja që unë marr nga shikuesit në Britani, kur vij në këtë vend. Jam mjaft i nderuar që unë ndodhem në këtë listë, në krah të sportistëve të mëdhenj”, deklaroi Federeri.

Sfidanti.al