Alegri: Nejmari dhe Dibala do të bëhen futbollistët më të mirë në botë

Paulo  Dibala hyri, dje, në lojë në pjesën e dytë dhe e udhëhoqi Juventusin drejt fitores 3-0 mbi Kievon. Trajneri i Juves, Masimo Alegri, u entuziazmua aq shumë nga loja e këtij futbollisti argjntinas, sa e krahasoi atë më Nejmarin, ndërsa parashikoi se ky i fundit dhe Dibala, një ditë, do të bëhen futbollistët më të mirë në botë.

“Dibala po përparon shumë shpejt, ai është një futbollist i madh. Ai dhe Nejmari do të bëhen dy futbollistet më të mirë në botë, kur të pensionohen Mesi dhe Ronaldo. Jam shumë i lumtur që ai bën pjesë në ekipin tonë”, vuri në dukje Masimiliano Alegri mbas ndeshjes me Kievon.

Sfidanti.al