Zhoze Murinjo, mbas barazimit të ekipit të tij të Junajtidit 2-2 me Stok Sitin, nuk u tregua aspak i qetë ose i përmbajtur, kur një gazetar i BT Sportit e pyeti atë se përse ai nuk ia dha dorën trajnerit të Stokut, Mark Hjuxh, mbas mdeshjes. Murinjo reagoi ashpër ndaj kësaj pyetjeje, duke u përgjigjur me arrogancë: “Nuk do të jap përgjigje për budallallëqe, pasi ato janë për budallenjtë!”.
Megjithatë, një përgjigje më arrogante mori gazetari i Bi-Bi-Si-së, kur bëri të njëjtën pyetje. “E dini ju…Dua që të tregohem i sjellshëm me juve, prandaj po preferoj që të mos t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Pyetje juaj është, më të vërtetë,… e keqe, sepse duket sikur është faji im, sikur është problemi im. Pyetja juaj, thjesht, nuk është korrekte”, i tha Murinjo gazetarit në fjalë, duke e lënë atë më mikrofon varur në dorë!
Sfidanti.al