Luis Enrike ka shumë mundësi që të ulet në stolin e drejtimit të ekipit kinez të Shangait, ku, momentalisht, si trajner po funksionon Gas Pojeti. Por, ky trajner uruguaian nuk i ka punët mirë, pasi ekipi i tij ndodhet në vendin e 11-të në klasifikimin e kampionatit kryesor të Kinës që është një pozicion, të mos themi, katastrofik, duke pasur parasysh se në përbërje të tij luajnë futbollistë të tillë, si Tevez, Guarin dhe Obafemi Martinas.
Është pothuajse e sigurt se Pojeti që, më parë, ka drejtuar Betisin spanjoll, do të shkarkohet shpejt dhe Shangai, sikurse thuhet, ka ndërmed që të sjellë në radhët e veta Luis Enriken, duke i ofruar atij një kontratë që do ta bënte trajnerin më të paguar në botë! Enrike me Barcelonën ka fituar nëntë trofe, përfshi edhe një triumf të trefishtë, qysh në sezonin e parë të tij si trajner i klubit katalonjas.
Sfidanti.al