Alegri  mos driblo më tej : “ E do apo nuk e do stolin e Italisë”

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, përmendet si një nga favoritët kryesorë që të pasojë në stolin e drejtimit të përfaqësueses së Italisë Xhampiero Venturën  që, sikurse dihet, u shkarkua mbasi nuk arriti ta kualifikoi Italinë në Kupën e Botës Rusia-2018. Në konferencën e shtypit para ndeshjes me Sampdorian, Alegri u pyet lidhur me spekulimet që e lidhin atë me postin e trajnerit të përfaqësueses italiane.

“Sigurisht që përfaqësuesja e Italisë është një nga ambiciet e mia në të ardhmen, por, momentalisht, unë jam përqëndruar te Juventusi, sepse kam ende punë të pambaruara këtu. Ndoshta, mbas disa vitesh…”, tha ai.

Sfidanti.al