Alegri: Juvja akoma nuk është në nivelin e Realit, Barçës dhe të Bajernit

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, se te tifozët e ekipit italian patën një depresion të madh mbas humbjes 1-4 ndaj Realit të Madridit në finalen e Ligës së Kampioneve të Evropës. Sipas këtij trajneri italian, Juvja duhet të punojë akoma shumë që të arrijë nivelin e Realit, Barçës dhe të Bajernit që janë mësuar që të luajnë në finale të mëdha si ajo e Kardifit.

“Shoh shumë depresion midis tifozëve të Juventusit, por ata duhet të jenë krenarë me atë që ka arritur ekipi i tyre. Sezonin e ardhshëm, ndoshta, neve do të na jepet një shans tjetër për titullin e kampionit të Evropës. Duhet të qëndrojmë te mendimi pozitiv se Juventusi bën pjesë tek ekipet më të mirë të Evropës. Kemi kohë që të përparojmë dhe të arrijmë nivelin e Realit, Barçës dhe të Bajernit që janë ekipet më të mirë në Evropë”, tha Alegri

Sfidanti.al