Prej vitesh mbiemri Duka personifikonte fitoren madje ka patur nga ata qe thonin se po garove me kete mbiemer e ke fitoren me vete. Por kohet e fundit te njejtet zera sikur nuk po ndihen me. Prej disa muajsh duket sikur po fryn nje ere ndryshe, Duka nuk do te thote me fitore madje po ti numerojme jane 3 humbje rradhazi.
E para erdhi papritur kur “shefi” i federates kandidoi per nje vend ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA-s. Te “gjithe” ishin te sigurte se pjesmarrja e tij ishte fitore e sigurte por shifrat folen ndryshe. 25 votat e marra nuk mjaftuan per t’i dhene Duke nje vend mes qeverise europiane te futbollit. Humbja e pare u quajt dhe tradhti nga qarqet rreth “shefit”.
Humbja e dyte erdhi ne familje kur Agron Duka nuk arriti te fitoje mandatin per te qene pjese e Parlamentit te ardhshem gjate zgjedhjeve te 25 qershorit. Votat e Partise Depokratike per te cilin vellai i shefit kandidoi ne qytetin e tij te Durresit nuk mjaftuan per ta vendosur ate mes deputeteve..
Pas gares humbja u konsiderua si skemë e gabuar e kreut te PA-se.
E treta nuk ishte direkte e Dukes por e nje kandidati qe ai mbeshteti ne garen per kreun e Komitetit Olimpik. Ilir Trebicka njeriu i cili ka qene afer Duke ne restaurimin e stadiumeve te Elbasanit dhe Shkodres zhgenjeu ne garen per President i KOKSH. Megjithese Duka provoi te gjeje dhe probleme ne statutin e Komitetit Olimpik kjo nuk pengoi antaret e tjere per te votuar ne mase per rizgjedhjen e Viron Bezhanit i cili fitoi bindshem 50-20.
Thone se Duka kerkon te njejtin fat si miku i tij De Biasi, garen e ardhshme do e ktheje kete ecuri sic beri Kombetarja ne Israel kur pas 5 humbjeve rradhazi i dha vetes nje fitore historike. Aq e rendesishme do te jete gara e ardhshme e Dukes kur vitin tjeter do jete vete ne loje per te marre mandatin e 5 ne FSHF.
Nese ndjek gjurmet e De Biasit, gjë që nuk ia kishte uruar vetes kurre, do fitoje dhe do largohet duke befasuar deri në ditën e funsdit..
Geni Bani