Masimiliano Alegri, në një intervistë që i dha i një mediumi italian, zbuloi planet e tij të ardhshëm, ndërsa vuri në dukje se ai nuk do të rrinte gjatë në skenën evropiane. Ai tha se, si trajner, do të punonte edhe katër ose pesë vite. “Unë nuk kam ndërmend që të rri gjatë, ndoshta, më vonë, do të punoj me fëmijët, sepse ndjej një kënaqësi të madhe, kur shoh sesi përparojnë ata. Kështu, në futbollin profesionist, unë do të rri edhe ca vite”, deklaroi trajneri i Juventusit që tani është 50 vjeç.
Alegri synon që të fitojë ndonjë trofe tjetër të rëndësishëm që ta kurrorëzojë karrierën e tij si trajner. “Ky do të ishte një fund logjik, pasi ne kemi djem që kanë lindur gjatë periudhës së viteve 1992-2000 dhe ky është një brez që mund të arrijë shumë”, deklaroi Masimo në intervisën e tij të mësipërme.