Mesfushori i Danimarkës dhe i Interit ka dalë nga spitali dhe lajmi kryesor e shumë i mirë është që mund të bëjë një jetë normale. Kjo është diçka e shkëlqyer, ndonëse kur flitet për futbollistin Kristian Eriksen, bëhet pyetja nëse do të mundet apo jo që të kthehet në fushë? Kardiologu i njohur italian, Profesori Daniele Andreini, përgjegjës i “Monzino Sport”, thotë se “do të duhet të pritet 6 muaj pasi të përfundojnë të gjitha analizat dhe të kalojë gjithë koha e nevojshme për të parë reagimin e zemrës së Eriksenit”. “Duhet parë nëse pajisja kundër aritmisë (defribilatori) mund të vendoset nën lëkurë, – vazhdon Profesori, – ndonëse pajisja është më moderne sesa të mëparshmet, dhe krijon mbrojtje shumë më të mirë”.
Sfidanti.al