7-1 ishte humbje e thellë, por Roma i jep edhe një shans të fundit Di Franceskos

Pas një humbjeje të thellë me rezultatin 7-1 në fazën cerekfinale të Kupës, cdo trajner do të ishte shkarkuar pa shumë ceremoni nga cilado skuadër. por me Euzebio Di Franceskon kjo nuk ndodhi, pavarësisht poshtërimit nga ana e Fiorentinës.

Në fakt drejtuesit e klubuit verdhekuq u përfshinë në një debat mes tyre në lidhje me fatin e trajnerit italian. Presidenti Xhejms kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Di Franceskos, ndërsa Drejtori Sportiv, Monci e mbrojti dhe për pak kohë atë duke i dhënë një afat të kufizuar kohe për të reaguar dhe të shuajë kritikat.

Duket se vendimtare për fatin e trajnerit të Romës do të jetë pikërisht ndeshja e së dielës me Milanin. Në rast se verdhekuqtë dështojnë edhe këtë radhë, atëherë Di Francesko do të shkarkohet menjëherë nga posti i tij. Ndërkaq, Euzebio Di Francesko duket se ka filluar të ndjejë hijen e Paulo Souzës, emri i të cilit është përmendur në ambientet e Romës sa herë që kjo skuadër ka pasur probleme me rezultatet pikërisht nën drejtimin e Di Franceskos.

sfidanti.al