Serhio Ramos në qiell : Kemi trajner me filozofi të jashtëzakonshme futbolli!

Spanja e nisi me fitore 2-1 kundër Norvegjisë ciklin kualifikues për kampionatin e ardhshëm evropian (2020), ndërkohë që kapiteni i “furisë së kuqe”, Serhio Ramos, deklaroi mbas ndeshjes se ai është shumë i kënaqur me menyrën sesi e drejton përfaqësuesen trajneri aktual, Luis Enrike. Ramosi, në fakt, ishte edhe autori i golit të fitores, të cilin ai e shënoi në min. e 71-të (pen.).
“Momentalisht, ne po drejtohemi nga një trajner që ka një filozofi të jashtëzakonshme futbolli. Ne tani, nga ndeshja në ndeshje, po e rrisim besimin te vetja dhe fitoret nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse e rrisin edhe më shumë këtë vetëbesim. ‘Udhëtimi’ ynë i ri ka nisur si jo më mirë, pasi ne mundëm një përfaqësuese që luan me të vërtetë një futboll shumë të mirë”, theksoi Ramosi.
Nën drejtimin e Luis Enrikes, Spanja zuri vendin e dytë në grupin e divizionit A të Ligës së Kombeve, duke mos u kualifikuar kështu për në turneun final, kështu që në EURO-2020 përfaqësuesja spanjolle mund të arrijë vetëm përmes ndeshjeve kualifikuese.
Sfidanti.al