Ivan Rakitic, përgjigje plot mirënjohje ndaj deklaratës së Murinjos.

Ivan Rakitic, i përgjigjet elozheve që Zhoze Murinjo i thuri disa javë më parë gjatë një interviste të dhenë për beIN Sports. ‘është një prej futbollistëve më të nënvlerësuar-u shpreh në atë intervistë Murinjo-është një futbollist fantastik në të gjitha nivelet. Doja ta thoja këtë përpara se të mbyllet karriera e tij, sepse normalisht atëherë flasim për emrat e mëdhenj’

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë të Murinjos, Rakitic në një intervistë për një portal kroat iu përgjigj luzitanit me të njëjtën shkallë elozhesh.

‘Është një prej ekspertëve në botë-tha Rakitic-Falenderoj Murinjon për fjalët e tij. As babai im nuk do ta kishte thënë më mirë’.

sfidanti.al