Që nga momenti kur Sesk Fabregas u bashkua me Barcelonën pasi la Arsenalin, mes tij dhe Lionel Messit u krijuanjë miqësi e fortë që vazhdon edhe sot e kësaj dite. por jo vetëm kaq, edhe bashkëshortet e tyre, Antonela dhe Daniela gëzojnë një shoqëri të fortë dhe është pikërisht kjo arsyeja që mesfushori dhe bashkëshortja e tij i kërkuan Antonelës që të ishte kumbara e djalit të tyre më të vogël, Leonardo
Fundjavën e kaluar, Familja Fabregas pagëzoi të tre fëmijët; Lia, Kapri dhe Leonardo në Barcelonë dhe Antonela e publikoi momentin e lumtur në rrjetet sociale. ‘Kumbarë e lumtur’, shkruante bashkëshortja e Messit përkrah një fotografie ku ajo shfaqet teksa ka përqafuar vogëlushin.
Antonela publikoi edhe një kolazh tjetër fotosh të festës së pagëzimit në Instagram të shoqëruar me mesazhin: ‘Pagëzimi i Lias, Kaprit dhe Leonardos’.
sfidanti.al