Pas ‘Google’, viktimë e rregullatorëve antitrust të Bashkimit Evropian bëhet edhe ‘Nike’. Kompania amerikane e veshjeve sportive është gjobitur nga Komisioni Evropian me 12.5 milionë Euro për kufizim të produkteve të saj përtej kufijve të merchadisingut të 5 klubeve Evropiane dhe të një Federate Futbolli.
Sipas Komisionit Evropian, praktikat joligjore të ‘Nike’ kanë ndodhur në periudhën 2004-2017 dhe kanë të bëjnë me produktet e licencuara për marketing të Barcelonës, Mancester Junajtid, Juventusit, Interit, Romës dhe Federatës Franceze të Futbollit
Vendimi për të sanksionuar ‘Nike’ u mor pas përfundimit të hetimeve 2 vjecare nga ku rezulton se kontratat e licencës dhe shpërndarjes së produkteve jo ekzkluzive të ‘Nike’ nuk kanë qenë konform normave tëpër mbrojtjen e konkurencës së Komisionit Evropian.
sfidanti.al