Sauthgejti trajner i Anglisë deri më 2022! Ja sa vlen solidariteti …

Garet Sauthgejt, të cilit iu rrit konsiderueshëm edhe paga (tre milionë sterlina në vit) vendosi që ta vazhdojë qëndrimin e tij në krye të përfaqësueses së Anglisë deri në vitin 2022. Ky lajm u konfirmua edhe nga ndihmësi i tij, Stiv Holand, që gjithashtu do të vazhdojë të punojnë me Sauthgejtin në ekipin përfaqësues anglez.
“Jam shumë i kënaqur që m’u dha mundësia që ta drejtoj Anglinë në dy konkurrimet e ardhshëm të rëndësishëm. Solidariteti i vendit tonë me ekipin kombëtar gjatë verës së kaluar në kampionatin botëror ishte diçka e veçantë dhe unë nuk mund ta harroj atë që bënë djemtë tanë të rinj në Botërorin e fundit”, deklaroi trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja angleze zuri vendin e 4-të në Kupën e Botës Rusia-2018.
Javën e ardhshme, Anglia do të luajë si vizitore me Kroacinë në Ligën e Kombeve, kurse pak ditë më vonë do të shkojë në Spanjë, ku do të përpiqet që të hakmerret për humbjen 1-2 të muajit të kaluar.
Sfidanti.al