Ajo mes Sarrit dhe Juventusit dukej si një luftë e destinuar që të zgjastë për një kohë të gjatë për mënyrën sesi drejtuesit bardhezinj e trajtuan trajnrin. Dukej se Sarri ishte i vendosur të refuzonte cdo propozim të klubit torinez për zgjidhjen e parakohshme të kontratës, por duket se palët e kanë gjetur dicka që I afron dhe janë shumë pranë akordit mes tyre për mbylljen e kësaj kontrate që skadon në vitin 2022 që do të thotë se Zonja e Vjetër do të kursejë një shifër rreth 20 milionë Eurosh.
Mësohet se tani palët po përcaktojnë detajet e fundit. Sarri mezi pret që të rikthehet në pankinë edhe pse sezoni ka filluar. Skuadrat ku ai mund të vijojë karrierën janë Fiorentina nëse gjërat do të shkojnë keq për Iachinin dhe Roma që prej kohësh po e studion opsionin Sarri si pasues i Fonsecas. Por per Sarrin duket se opsioni më i parapëqyer është pikërisht klubi nga Firenze si për faktin se ai është një tifoz i kësaj skuadre ashtu edhe për faktin se ndodhet pranë Figline Valdarno ku sapo ka ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të tij.
Sfidanti.al