Komplikohet cështja e transferimit të Jadon Sancho te Manchester United. Një prej telenovelave të kësaj vere kishte si afatin e fundit për t’u mbyllur këtë të hënë, ditë kur Borussia Dortmund nisi fazën përgatitore në Zvicër dhe ylli anglez udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës në drejtim të vendit helvet. Ishte surprizë fakti që Dortmund kishte shënuar edhe emrin e Sanchos në listën e të grumbulluiarve për udhëtimin drejt Zvicrës, ndërkohë që mungonin ata të Reus dhe Schmelzer që janë ende në fazën e riaftësimit.
Borussia Dortmund kishte vënë 10 gushtin se afatin përfundimar për zgjidhjen e së ardhmes së Jadon Sancho dhe Drejtori i Përgjithshëm i skuadrës, Hans-Joachim Watzke, e tha qartë se pas kësaj date nuk do të ketë largim të anglezit në këtë sezon.
Manchester United e kishte arritur akordin me futbollistin, por problemi qëndronte te vlera e kartonit të Sanchos pasi Dortmund kërkonte 120 milionë Euro për të, ndërsa Djajtë e Kuq nuk ofronin më shumë se 88 milionë. Tani me anglezin që kryen fazën parasezonale me skuadrën e tij, bëhet akoma më e vështirë ajo që mund të ishte një prej lëvizjet më të bujshme të verës.
Sfidanti.al